Gjykata e Posaçme ka shtyrë me 3 muaj masën e pezullimit nga detyra për mjekun Edvin Prifti, i akuzuar për korrupsion dhe pastrim parash. Prifti është momentalisht i pezulluar nga detyra e tij si shef i kardiokirurgjisë në QSUT ndërkohë që akuzohet nga SPAK për korrupsion e pastrim parash. Sipas SPAK, ka prova të mjaftueshme që krijojnë dyshime se Prifti kishte ngritur një skemë të mirëfilltë kriminale që konsistonte në paraqitjen e faturave tatimore false me qëllim shmangien e tatimeve.