Duket se festivali I muzikës Sunny Hill deri në ditët që do të organizohet do të përballet me disa sfida, pas debateve dhe marrjes së vendimit se ku dhe kur , Tirana apo Prishtina, , një tjetër problem është shfaqur në horizont, një grup aktivistësh kanë kërkuar anulimin e festivalit në Parkun e Gërmisë, mbi arsyetimin se dëmton mjedisin. Në ankesën drejtuar kryetarit të Prishtinës dhe Drejtorisë së Parqeve thuhet se vendimi përbën shkelje ligjore, saktësisht Ligji për mbrojtjen e Natyrës.