Ajo që nisi si një marshim-protestë nga banorët kundër vendosjes së traut në parkun e Divjakës, u kthye në një përplasje me policinë. Banorët e Divjakës thyen xhamat e kabnës në të cilën ishte planifikuar që të mblidhej pagesa që do të kryenin qytetarët në hyrje të parkut kombëtar të Divjakë-Karavastasë. Protestuesit fillimisht u mblodhën para bashkisë së Divjakës, ku më pas marshuan në këmbë drejt parkut kombëtar.