Janë sekuestruar dhe asgjësuar 2100 bimë narkotike kanabis, të cilat u gjetën të kultivuara në fshatin Mjedë, në Vaun e Dejës. Si rezultat i kontrolleve të policisë dhe me drone, me qëllim parandalimin, konstatimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, u arrestua në flagrancë, teksa kujdesej për bimët narkotike, 28 vjeçari Samet Gjeta.