Federata Italiane e Futbollit e zgjidh problemin e kontratave të huazimit të futbollistëve në Serinë A italiane. Në futbollin e vendit të Apenineve ishin mbi 30 futbollistë të huazuar që nuk e dinin se cfarë do të ndodhte me të ardhmen e tyre duke parë situatën e krijuar nga Covid-19 ndërkohë që kontratat e tyre skadonin në fund të këtij muaji. Ndërhyrja e qeverisë së futbollit italian e zgjidhi këtë problem duke shtyrë afatin e mbylljes së kontratave të huazimit për në 31 gusht të këtij vitit