Presidenti serb Aleksandar Vuçiç foli me ish-prezantuesin e Fox Neës, Tucker Carlson, një person, emri i të cilit është lidhur ngushtë me ish-presidentin amerikan Donald Trump për vite me radhë. Rastësisht apo jo, ky takim ndodhi menjëherë pas raportimeve shumë të ashpra që Neë York Times dhe CNN publikuan për Vuçiç. Rastësisht ose jo, pikërisht në kohën e zgjedhjeve të reja presidenciale në Amerikë, ku Trump dhe presidenti aktual, Jo Biden, ka të ngjarë të takohen sërish.