Pas tensioneve në Kosovë, një deputet rus tronditi skenën politike këtë të mërkurë duke propozuar bashkimin e Serbisë me Rusinë. Nënkryetari i Komitetit të Dumës Shtetërore për Çështje Ndërkombëtare Aleksey Chepa tha në një intervistë për radio Moskva se vendimi për pranimin e Serbisë në Rusi varet nga vullneti i popullit serb dhe jo nga presidenti Aleksandër Vucic. Ai kërkoi madje mbajtjen e një referendumi për këtë cështje, në mënyrë që sipas tij, askush t mos akuzojë Rusinë për pushtim. Do të ketë një numër të madh kundërshtarësh të kësaj ideje, ndaj në këtë rast gjithçka duhet të jetë e kujdeshme”, tha politikani rus.