Edhe pse është zotuar se do të ndërpresë furnizimin me armë, Serbia ka përfunduar së fundmi marrëveshje për të marrë dërgesa të reja nga Rusia. Këto marrëveshje vijnë në kohën kur të gjithë sytë janë të drejtuar nga Moska dhe tensionet në kufi me Ukrainën, por edhe pas disa paralajmërimeve të Perëndimit për bashkëpunimin ushtarak të Serbisë me Rusinë.