Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabic, ka hedhur poshtë zgjedhjet që po mbahen në katër komunat në Veri të Kosovës, duke sulmuar SHBA-në, BE-në dhe OSBE-në. Në një postim në profilin e saj në Tëitter, të cilin e ka shkruar në gjuhën angleze, ajo është shprehur kundër mbajtjes së zgjedhjeve, duke sulmuar fuqitë botërore që përkrahën mbajtjen e tyre.