Departamenti Amerikan i Shtetit ngre alarmin në raportin e tij për Kosovën për vitin 2021, se qeveria e Serbisë vazhdon të operojë me struktura paralele në komunat me shumicë serbe në Kosovë. DASH thotë se qeveria e Serbisë i përdorë strukturat paralele që të ndikojë te serbët e Kosovës dhe te përfaqësuesit e tyre politikë. Raporti thotë po ashtu se Lista Serbe po përdor taktika të frikësimit te serbët e Kosovës që ta përkrahin Listën Serbe.