Serbia ka hedhur të mërkurën akuza të ashpra ndaj Shqipërisë, duke thënë se Tirana zyrtare po i fryn zjarrit që ka shpërthyer në Veri të Kosovës. Beogradi i është përgjigjur ashpër deklaratës së Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme duke e akuzuar Shqipërinë se po nxit kryeministrin Albin Kurti të rrisë me tej tensionet me Serbinë, pa marrë parasysh pasojat.