Top News – Serbia rrit buxhetin për ‘Kosovën’ / 11 mln euro më shumë për strukturat paralele në veri
26/10/2023 13:45

Deputetët e Kuvendit të Serbisë miratuan Ligjin për buxhetin e vitit 2024, që do të jetë rreth 17.5 miliardë euro. E prej këtij buxheti, qeveria e serbisë ka planifikuar të ndajë rreth 11 milionë euro më shumë për kosovën, krahasuar me 2023-shin. Funksionimi i institucioneve dhe organizatave, Zyra e Qeverisë, informimi i serbëve në Kosovë, janë vetëm disa nga pikat, për të cilat do të rritet buxheti në vitin 2024. Sic vëren radio Evropa e Lirë, buxheti për kosovën ka ardhur vazhdimisht në rritje dhe ekspertët paralajmërojnë se këto investime kanë qenë jotransparente me vite të tëra dhe është pothuajse e pamundur të përcaktohet shpenzimi total për Kosovën. Kosova shpalli pavarësinë në vitin 2008, të cilën Serbia nuk e njeh. Serbia për gjithë ato vite nuk e ka ndalur financimin e institucioneve paralele, të cilat Prishtina nuk i njeh. Në buxhetin e serbisë, ka shuma të dedikuara për punën e institucioneve paralele në Kosovë, përmirësimin e jetës së qytetarëve, informimin, por edhe për mbështje për klerikët dhe murgjit në Kosovë. Po ashtu, mbështetet edhe puna e Universitetit të Prishtinës me seli në Mitrovicën e Veriut dhe investohet në projekte mjedisore. Disa ekspertë mendojnë se me buxhetin për kosovën blihet mbështetja politike e serbëve që jetojnë atje. Një numër i madh njerëzish në veri marrin paga bazuar mbi kontrata të ndryshme, e shpesh edhe pa kontrata fare.

Top News- Kryeministri i Rep. Srpska jep dorëheqje: Qëllimi, të sigurohet legjitimiteti i qeverisë
16/03 18:30
Top News – Një vit nga tragjedia e Koçanit/ Familjarët e viktimave kërkojnë drejtësi
16/03 15:14
Top News – Greqia hyn në epokën e astronautëve / Shkencëtari i bashkohet trajnimit të ESA-s
16/03 14:15
Top News – Debati për gjuhën shqipe në RMV. Ministri Hoxha telefonatë me homologun maqedonas
16/03 11:13
Top News- Vuçiç blen raketat supersonike nga Kina: Po përgatitemi për sulm nga Tirana, Prishtina e…
13/03 11:01
Top News- ‘Zë i fortë për shqiptarët në Preshevë’/ Begaj: Do garantojmë mbrojtjen e të drejtave
12/03 18:28
Top News- Rama rrëzon pretendimet e Vuçiç/ ‘E ka makth Kosovën, s’ka aleancë kundër Serbisë’
12/03 14:51
Top News-‘5 vendet e BE të njohin Kosovën’/ PE: Dialogu me Serbinë kyç për integrimin
12/03 14:37
Top News- Fluturimet misterioze mes Tel Avivit e Beogradit/ Dyshime për transport armësh në Izrael
11/03 14:48
Top News- Serbë për të trazuar Europën/ Gjykatat serbe: U paguan nga shërbimi i inteligjencës ruse
10/03 10:17
Top News- Rikthimi i shërbimit ushtarak/ Nis rekrutimi i ushtarëve në Kroaci, dy muaj uniformë
09/03 11:07
Top News – Serbia përgatitet për luftë. Vuçiç, 6 mld euro për ushtrinë-Do blejmë gjithçka
07/03 18:00
Top News- ‘Shqipja, gjuhë dytësore’ / Ministrja e Arsimit rikthen retorikën antishqiptare në Shkup
27/02 11:56
Top News – Vritet i mituri shqiptar në Greqi. Sherr me thika mes adoleshentëve, arrestohet greku
27/02 11:33
Top News- ‘Sfidoj edhe SHBA për Kosovën’/ Vuçiç-Asnjë pakt sekret për të njohur Pavarësinë
27/02 11:26
Top News- Skandali i spiunazhit që tronditi Greqinë, si u përgjuan ministrat e ushtarakët
26/02 22:49
Top News- Skandal! Ministrja maqedonase presion shqiptarëve: Mos flisni shqip
26/02 22:47
Top News – Greqia reformon ushtrinë. Shërbimi i detyrueshëm zgjatet nga 9 në 12 muaj
25/02 17:45
Top News- Dialogu Kosovë- Serbi/ Presidenti serb kërkon angazhim më aktiv të BE
25/02 15:30
Top News – Greqia ndryshon shërbimin ushtarak. 10 javë trajnim bazë të detyrueshëm
24/02 23:08
DIGITALB DIGITALB