Presidenca e Kosovës ka reaguar ashpër për armatosjen e Serbisë nga Rusia, duke ngritur alarmin për blerjen e fundit të raketave nga Moska. Kryekëshilltari i presidentes Osmani, Blerim Vela, me anë të një postimi në Tëitter, ka thënë se ky akt i Serbisë po e rrezikon edhe më tej paqen në Ballkan. Sipas tij, Rusia po e përdor Serbinë për të rivendosur ndikimin e saj kundër SHBA-ve dhe se ky akt siç thotë ai duhet të sanksionohet.