Përfaqësues të diasporës shqiptare, boshnjake dhe malazeze në Shtetet e Bashkuara i kanë dërguar një letër përfaqësuesve të Kongresit amerikan dhe administratës së presidentit Biden duke paralajmëruar për "kërcënimet sigurinë e Ballkanit Perëndimor nga Serbia. Duke kërkuar kthimin e udhëheqjes amerikane në rajon, ata shprehin shqetësimin për veprimet e Serbisë dhe bëjnë thirrje për angazhim më të për të ruajtur paqen dhe sigurinë në Ballkan. Organizatat e disportës shqiptare në SHBA shprehin alarmin për atë që ata e quajnë rritje të “militantizmit të qeverisë së Serbisë” ndaj Kosovës, por gjithashtu edhe ndaj Bosnje -Hercegovinës dhe Malit të Zi.