Gazeta amerikane NYT ka ngritur alarmin të hënën se presidenti Aleksandër Vucic po e zhyt Serbinë në autokraci, duke gjetur cdo dite taktika të reja shumë efektive për të manipuluar opinionin publik. “Shtypja e zërave kritikë e ndihmoi shumë Vuçiqin edhe tenisin Novak Gjokoviq, ku refuzimi i vizës nga Australia u paraqit si një fyerje e padurueshme për kombin serb’,thekson gazerta. Sipas drejtorit ekzekutiv të grupit të pavarur të vëzhguesëve Birodi, Zoran Gavrilovic, televizioni është bërë aq i njëanshëm në mbështetjen e Vuçiqit sa Serbia është “bërë një eksperiment i madh sociologjik për të parë se sa larg dhe në çfarë mase media përcakton opinionin publik dhe zgjedhjet”.