Në pesë ditët e fundit janë shënuar disa incidente në pjesën veriore të Kosovës, ku para 16 ditësh u mbajtën zgjedhjet për kryetarë të komunave. Të enjten u raportua që dera e komunës në Zubin Potok është bllokuar, të premten Policia njoftoi për një shpërthim që kishte ndodhur pranë stacionit policor, ndërsa sot disa persona në orët e para të mëngjesit kanë tentuar të bllokojnë hyrjen e ndërtesës së komunës në Zveçan.