Serbia nuk dëshiron të arrijë marrëveshje ligjërisht të obligueshme me Kosovën, tha presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ndërsa kërkoi përkrahjen e Sllovenisë nga homologu i saj, Borut Pahor në rrugën e Kosovës drejt integrimeve euro-atlantike. Pahor qëndroi për një vizitë njëditore në Prishtinë, ku takoi edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Pas takimit, Osmani foli edhe për gjendjen në rajon dhe dialogun me Serbinë dhe tha se kjo e fundit po destabilizon ballkanin.