Vendimi i Kosovës për të aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës pas përjashtimit të Rusisë ka alarmuar Beogradin. Mediat serbe paralajmërojnë se Serbia do të aktivizojë fushtën diplomatike për tërheqjen e njohjeve ndaj Kosovës nga disa shtete nëse Prishtina zyrtare aplikon për anëtarësim. Sipas gazetës serbe “Novosti”, Serbia ka premtime të forta nga 14 shtete që janë gati të tërheqin njohjen e pavarësisë së Kosovës.