Top News – Serbia nis imunizimin me Sinopharm/ Vaksina kineze i jepet në fillim ushtarëve
20/01/2021 10:37

Ministri serb i Mbrojtjes, Nebojsha Stefanovic njoftoi se ai dhe më shumë se 700 anëtarë të ushtrisë janë vaksinuar tashmë me vaksinën kineze. E prodhuar nga kompania Sinopharm, kjo vaksinë është kthyer në burim polemikash në shtetet perëndimore. Kina e miratoi vaksinën për përdorim nga fundi i vitit të kaluar e ndonëse nuk janë publikuar të dhëna të detajuara rreth efikasitetit të saj, kompania prodhuese pretendon se vaksina ka 79 efekt të vaksinës, bazuar në të dhënat fillestare. Kjo shifër është më e vogël sesa efikasiteti 95 i raportuar në vaksinat e prodhuara nga Perëndimi, siç janë ato të kompanive, Pfizer/BioNTech apo Moderna. Vaksina kineze e cila është krijuar sipas metodës tradicionale, deri tani nuk ka shkaktuar të paktën sipas raporteve ekzistuese, ndonjë reaksion të fortë alergjik. Serbia u bë të martën vendi I parë europian që nisi fushatën e vaksinimit masiv kundër koronavirusit, duke përdorur vaksinën kineze të kompanisë Sinopharm.“Kjo është mënyra e vetme për t’iu kthyer jetës normale”, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Zllatibor Llonçar i cili ishte dhe personi i parë që e mori këtë vaksinë në transmetim të drejtpërdrejte televiziv. “Këto të gjitha janë vaksina shumë të sigurta”, ka thënë Llonçar nga Instituti i Virologjisë në Beograd. Serbia që mori javën e kaluar 1 milion doza të vaksinës Sinopharm, ka lidhje të ngushta me Pekinin, ndërsa kompanitë kineze, kanë investuar miliarda euro në vendin me 7 milionë banorë.

Top News- Putin strehon agjentët serbë/ Shërbimi sekret rus i përdori për trazira në Francë
27/03 13:50
Top News- Vuçiç bëhet paranojak/ ‘Kurti kërkon të zëvendësojë KFOR me FSK në Veri’
27/03 13:07
Top News – Greqia rrit pagën minimale. Hyn në fuqi nga 1 prilli, kategoritë që përfitojnë
26/03 15:23
Top News- Marta Kos ish agjente e UDB? Komisionerja përballet me eurodeputetët për akuzat
26/03 10:55
Top Channel/ Serbia hakmerret për misrin! Bllokohen 20 kamionë me fruta nga Shqipëria
24/03 19:57
Top News – 27 vite nga bombardimet e NATO-s. Aleanca nisi sulmet mbi forcat serbe dhe çliroi Kosovën
24/03 09:46
Top News- Nis gjyqi i shumëpritur në Greqi / Përplasja e trenave me 57 viktima, 30 persona nën akuzë
23/03 13:13
Top News – 300 mln euro për të ulur naftën. Qeveria greke miraton paketën financuese rekord
23/03 11:01
Top News- Vendos raketat kineze te MiG-ët rusë/Vuçiç gati për luftë:Do na sulmojë Shqipëria e Kosova
22/03 16:24
Top News- ‘Serbët të acaruar, janë në dëshpërim’/ Kurti: Provokimet rreth kufirit po shtohen
20/03 13:32
Top News – Lëkundet Janina dhe Filati, katër tërmete pranë kufirit me Shqipërinë
20/03 12:30
Top News- ‘Në Ballkan përplasen interesa të mëdha’/ Raporti: Ndikimi rus, rrezik për rajonin
20/03 12:28
Top News – Greqia rrëzon raketat balistike të Iranit / Sistemi Patriot i vendosur në Arabinë Saudite
19/03 14:45
Top News – Pro dhe kundër luftës në Iran. Si u nda rajoni për konfliktin në Lindjen e Mesme
18/03 13:55
Top News – Nga Kosova, në Kroaci e Serbi. Si po ndërhyjnë qeveritë te çmimi i karburanteve
18/03 13:18
Top News – Aksident në vendin e punës. 4 shqiptarë humbin jetën në Vjenë, 1 në gjendje kritike
18/03 10:01
Top News- BE humb durimin me Vuçiç, vjen goditja e parë për Serbinë nga unioni
17/03 22:28
Top News- Kryeministri i Rep. Srpska jep dorëheqje: Qëllimi, të sigurohet legjitimiteti i qeverisë
16/03 18:30
Top News – Një vit nga tragjedia e Koçanit/ Familjarët e viktimave kërkojnë drejtësi
16/03 15:14
Top News – Greqia hyn në epokën e astronautëve / Shkencëtari i bashkohet trajnimit të ESA-s
16/03 14:15