Për shkak të ngjarjeve që tronditën Serbinë në ditët e fundit dhe frikës se mund të përsëriten krime të tilla, Sindikata serbe e Policisë i ka kërkuar Qeverisë që të miratojë masa urgjente. Dy vrasje masive, ku një 14-vjeçar vrau të mërkurën 9 persona, dhe të premten një 21-vjeçar vrau 8 të tjerë, kanë bërë që njerëzit të mbyllen në shtëpi.