Komisioni Evropian ka thënë se pozicioni i Serbisë ndaj agresionit të Rusisë kundër Ukrainës mund të ndikojë në procesin e integrimit evropian të vendit. Kreu i njësisë së Komisionit Evropian për Malin e Zi dhe Serbinë, Michael Miller, vuri në dukje kushtet për përparimin e Serbisë në procesin e bisedimeve për anëtarësim, duke përfshirë sundimin e ligjit dhe dialogun me Kosovën, por gjithashtu theksoi se çështja e vendosjes së sanksioneve kundër Rusisë, do të merret parasysh.