Kryeministrja serbe, Ana Bërnabic, ka reaguar e alarmuar ndaj deklaratës së kryeministrit Albin Kurtit, se do të votojë për bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë në të ardhmen. Sipas mund të destabilizojë, nxitja e bashkimit kombëtar nga Prishtina do të destablizojë seriozisht të gjithë rajonin. “Kjo deklaratë është thjesht një gur tjetër në minimin e themeleve të stabilitetit rajonal dhe sigurisë rajonale. Kjo deklaratë mund të shkaktojë trazira të mëdha në të gjithë rajonin”, ka thënë Bërnabic në një deklaratë televizive.