Serbia po u bën presion aktorëve ndërkombëtarë që të organizojnë një referendum në Kosovë, duke kritikuar qeverinë Kurti përse nuk po e lejon një gjë të tillë. Qeveria e Serbisë do të mbajë referendum më 16 janar për ndryshim të Kushtetutës, duke ndryshuar edhe gjyqësorin në vendin e saj. Megjithatë, presidenti sert Aleksandër Vuçiç thotë se ky referendum duhet të zgjerohet edhe në komunat e Kosovës, që banohen nga serbët.