Serbët janë qytetarë të Kosovës dhe duhet të distancohen nga grupet kriminale e nga regjimi i Vucicit që po financon dhe po nxit luftë...kështu tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për shtyp, pasi thirri mëngjesin e të dielës këshillin e sigurisë kombëtare. Kurti tha se qeveria e kosovës është një qeveri paqeje që dëshiron të ruajë sigurinë për të gjithë banorët e vendit.