Top News – Serbia jashtë NATO-s / Stoltenberg-respektojmë vendimin, s’detyrojmë askënd!
09/02/2022 12:47

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar se Aleanca respekton vendimin e Serbisë për të mos u bërë anëtare e saj, duke shtuar se NATO asnjëherë nuk detyron asnjë vend që të bëhet pjesë. “Ky është vendim i pavarur edhe sovran i Serbisë dhe NATO absolutisht e respekton, siç e respekton vendimin e Suedisë edhe Finlandës që janë partnerë, por jo pjesë e NATO-s”, tha Stoltenberg. Ai tha se roli kyç i NATO-s në Kosovë është mbështetja e dialogut politik dhe mundësimi i lëvizjes së lirë të të gjithë qytetarëve. Stoltenberg theksoi se aleanca ka rol me rëndësi në ruajtjen e paqes edhe evitimin e konflikteve si dhe gjetjen e zgjidhjes, kur flitet për dialogun mes Prishtinës edhe Beogradit dhe në këtë kuptim, ai shtoi se mbështet BE-në që ndërmjetëson dialogun. “Roli kyç i NATO-s në Kosovë është mbështetja e dialogut politik dhe sigurimi i lirisë së lëvizjes për të gjitha bashkësitë”, ka nënvizuar ai. Duke folur për praninë e forcave të aleancës në Ballkan, Stoltenberg tha se NATO ka një rol kyç për evitimin e konflikteve të reja në rajon. “NATO ka zyra në Sarajevë, forcat e KFOR-it në Kosovë, zyrë në Beograd” dhe përkujtoi anëtarësimin e Malit të Zi dhe Maqedonisë së veriut në NATO, duke nënvizuar se roli i kësaj aleance në Ballkan është evitimi i konflikteve të reja. Këtë vit Stoltenberg përfundon mandatin e tij 10 vjeçar në krye të NATO-s dhe pastaj do të emërohet guvernator i Bankës Qendrore në Norvegji.

Top News- Nis gjyqi i shumëpritur në Greqi / Përplasja e trenave me 57 viktima, 30 persona nën akuzë
23/03 13:13
Top News – 300 mln euro për të ulur naftën. Qeveria greke miraton paketën financuese rekord
23/03 11:01
Top News- Vendos raketat kineze te MiG-ët rusë/Vuçiç gati për luftë:Do na sulmojë Shqipëria e Kosova
22/03 16:24
Top News- ‘Serbët të acaruar, janë në dëshpërim’/ Kurti: Provokimet rreth kufirit po shtohen
20/03 13:32
Top News – Lëkundet Janina dhe Filati, katër tërmete pranë kufirit me Shqipërinë
20/03 12:30
Top News- ‘Në Ballkan përplasen interesa të mëdha’/ Raporti: Ndikimi rus, rrezik për rajonin
20/03 12:28
Top News – Greqia rrëzon raketat balistike të Iranit / Sistemi Patriot i vendosur në Arabinë Saudite
19/03 14:45
Top News – Pro dhe kundër luftës në Iran. Si u nda rajoni për konfliktin në Lindjen e Mesme
18/03 13:55
Top News – Nga Kosova, në Kroaci e Serbi. Si po ndërhyjnë qeveritë te çmimi i karburanteve
18/03 13:18
Top News – Aksident në vendin e punës. 4 shqiptarë humbin jetën në Vjenë, 1 në gjendje kritike
18/03 10:01
Top News- BE humb durimin me Vuçiç, vjen goditja e parë për Serbinë nga unioni
17/03 22:28
Top News- Kryeministri i Rep. Srpska jep dorëheqje: Qëllimi, të sigurohet legjitimiteti i qeverisë
16/03 18:30
Top News – Një vit nga tragjedia e Koçanit/ Familjarët e viktimave kërkojnë drejtësi
16/03 15:14
Top News – Greqia hyn në epokën e astronautëve / Shkencëtari i bashkohet trajnimit të ESA-s
16/03 14:15
Top News – Debati për gjuhën shqipe në RMV. Ministri Hoxha telefonatë me homologun maqedonas
16/03 11:13
Top News- Vuçiç blen raketat supersonike nga Kina: Po përgatitemi për sulm nga Tirana, Prishtina e…
13/03 11:01
Top News- ‘Zë i fortë për shqiptarët në Preshevë’/ Begaj: Do garantojmë mbrojtjen e të drejtave
12/03 18:28
Top News- Rama rrëzon pretendimet e Vuçiç/ ‘E ka makth Kosovën, s’ka aleancë kundër Serbisë’
12/03 14:51
Top News-‘5 vendet e BE të njohin Kosovën’/ PE: Dialogu me Serbinë kyç për integrimin
12/03 14:37
Top News- Fluturimet misterioze mes Tel Avivit e Beogradit/ Dyshime për transport armësh në Izrael
11/03 14:48
DIGITALB DIGITALB