Takimi i presidentit serb Aleksandër Vucic me homologun ukrasinas Volodymr Zelensky në Athinë, në kuadër të darkës joformale të organizuar nga kryeministri grek Kiriakos Mitsotakis, është komentuar nga Eurodeputetja Viola von Cramon. Kjo e fundit ka shpërndarë në rrjetin social X, një postim të deputetit ukrainas Oleksiy Goncharenko, i cili tha se Ukraina s’duhet të kompromentojë parimet e saj dhe se duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës.