Prioritetet e prezantuara nga qeveria e re e Serbisë sugjerojnë një devijim thelbësor në politikën e jashtme të Beogradit. Kryeministri, Millosh Vuçeviç prezantoi programin e kabinetit që drejton, ku në drejtim të diplomacisë Serbia do të forcojë raportet e gjithanëshme me Rusinë dhe Kinën dhe do të synojë të forcojë ato me SHBA.