Abstenimi i Greqisë në votimin për t’i hapur udhë anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Europës, duket se ka qenë një vendim befasues për Begoradin zyrtar, që ka nisur menjëherë “hakmarrjen”. Kështu kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç ka anuluar pjesëmarrjen e saj në forumin ekonomik të Delfit, që fillon nesër në Greqi. Menjëherë pas votimit të të hënës, Ministria e Jashtme e Serbisë ka njoftuar Athinën për mungesën e Brnabiç në forum, teksa mësohet se pala greke nuk ka kërkuar shpjegime, duke kuptuar qartë arsyen e këtij vendimi.