Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin, falënderoi të hënë Rusinë për mbështetjen e vazhdueshme që ia ka dhënë vendit të tij. Vulin ndodhet për vizitë në Moskë dhe të hënën në mesditë është takuar me ministrin e Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergey Lavrov.