Në Mitrovicën e Veriut u mbajt të dielën një protestë e thirrur nga Lista Serbe, pas vendimit të Prishtinës për riregjistrimin e makinave me targa serbe në targat RKS - Republika e Kosovës. Lista Serbe është partia më e madhe e serbëve në Kosovë, e cila gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar. Ajo kishte njoftuar më herët se protesta po organizohej për të treguar "unitet dhe për t’i thënë Evropës, njëzëri, se Serbia është vendi jonë".