Emërimi i nipit të komandantit Aden Jashari në krye të Forcës së Sigurisë së Kosovës ka ngjallur një sërë reagimesh në Beograd. Kryetari i Këshillit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun, ka hedhur akuzatë forta për vendimin, duke thënë se me emërimin e Bashkim Jasharit Qeveria e Kosovës mund të kryejë spastrim etnik kundër serbëve.