Edhe pse vëmendja e publikut aktualisht është e përqendruar te marrëveshja evropiane dhe pranimi i mundshëm i Kosovës në Kombet e Bashkuara, diplomatët evropianë thonë po punojnw edhe we njohjen e pavarwsisw para se Serbia të jetë pranë anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Edhe nëse tani Serbia e shmangë pranimin e Kosovës në OKB, hap qw interpretohet si njohje joformale e Kosovës, pas disa vitesh pritet që ajo ta njohw zyrtarisht pavarwsinw. Njw dokument, i cili buron nga zyrat e diplomatëve evropianë që punojnë në zbatimin e Marrëveshjes Evropiane, zbulon se njohja reciproke e Serbisë dhe Kosovës do të ndodhë me hyrjen e tyre në Bashkimin Evropian.