BRICS-i para Bashkimit Evropian. Një propozim të tillë e bëri një pjesë e koalicionit qeverisës në Serbi. Dy deputetë të Lëvizjes Socialiste paraqitën në Parlament draft-rezolutën për anëtarësimin e Serbisë në BRICS. Grupi BRICS përbëhet nga Brazili, Rusia, India, Kina dhe Republika e Afrikës së Jugut, ndërsa Serbia është kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian.