Qeveria e Serbisë ka vendosur të dhurojë ndihma për Ukrainën. Zyrtarë të qeverisë serbe konfirmuan se kanë dërguar ndihma humanitare. Bëhet fjalë për pajisje elektrike, gjeneratorë dhe transformatorë. Përfaqësues të qeverisë në Beograd thanë se ndihma synon përmirësimin e infrastrukturës së dëmtuar nga lufta në këtë shtet.