Ushtria e Serbisë ka vendosur gjashtë mjete ushtarake dhe artileri në Rudnicë, dy kilometra nga pika kufitare në Jarinjë. Po ashtu në këtë zone është vendosur një numër i pjesëtarëve të policisë ushtarake serbe Lajmi bëhet me dije nga televizioni serb “N1”, i cili shërben si filial i CNN-it në Beograd. Ai raporton se Serbia ka sjellë automjete të rënda ushtarake shumë pranë Kosovës.