Saimiti i liderëve europianë dhe të ballkanit perëndimorë, i cili do të mbahet më datë 6 dhjetor në Tiranë, do të zhvillohet pa përfaqësuesin e Serbisë. Aleksandër Vucic dhe askush nga Serbia nuk do të udhëtojë drejt Tiranës më datë 6, kjo pas reagimit të turpshëm, sic e cilëson presidenti serb, të Bashkimit Europian, për emërimin e Nenad Rashiçit si ministër në Qeverinë e Kosovës.