Serbia ka ngritur dyshimet se ndërton një bazë ajrore jashtë kufijve të saj, në një shtet tjetër.Ajo ka prezantuar një projekt për një aeroport të madh ndërkombëtar në qytetin e vogël të Trebinjës, që ndodhet në pjesën e të ashtuquajturës “republika serpska” në shtetin e Bosnje-Hercegovinës. Hapi i ri ambicioz i Serbisë ka ngjallur një shqetësim të madh në Kroaci. Aeroporti i Trebinjës ta tërhequr vëmendjen e autoriteteve kroate që në gusht të këtij viti, të cilat po i kërkojnë tani shpjegime Bosnjë-Hercegovinës që të sqarojë se çfarë është planifikuar ekzaktësisht të ndërtohet në atë zonë kufitare me Kroacinë”