Ministria e brendshme e serbisë ka bërë të ditur se Milan Radoicic ëhstë arrestuar të martën dhe se ai do të mbahet në paraburgim për 48 orë. “Më 3 tetor, oficerët e drejtorisë së policië kriminale kryen një kontroll në apartamentin e Milan Radoicic, i cili u ndalua për 48 orë”, thuhej në njoftimin e ministrisë së brendshme ku edhe shtohet se ai ka dalë para zyrës së prokurorit të lartë publik në Beograd nën një akuzë penale.