Pas luftës në Ukrainë, Serbia ka rritur kërcënimet me luftë ndaj Kosovës duke kërkuar ndër të tjera edhe rikthimin e ushtrisë. Së fundmi Beogradi ka vendosur 48 baza operuese ofensive, nga të cilat 28 janë baza ushtarake dhe 20 baza xhandarmërie, të gjitha të vendosura rreth kufirit të Kosovës.