Një qytetar serb ka sulmuar një zyrtar të Policisë së Kosovës në pikën e kalimit kufitar në Jarinjë, të premten, rreth orës 16:30. Lajmin u konfirmua nga Policia e Kosovës, e cila bën të ditur se qytetari është arrestuar. Siç thuhet në komunikatë, i dyshuari me inicialet N.T., shtetas i Serbisë, ka tentuar të hyj në Kosovë “pa dokumentacionin e nevojshëm”.