Gjatë vizitës në Bashkësinë Islame për Fitër Bajram, kryeministri Albin Kurti ka biseduar me Myftiun e Kosovës, Naim Tërnava se vendi po përballet me dy sfida, provokime në kufi dhe me ngritjen e çmimit të naftës. Teksa foli për stërvitjet ushtarake të Serbisë në kufi me Kosovën, Kurti nënvizoi se Beogradi është në dëshpërim të dyfishtë.