Nën sloganin “Jo kapitullimit” dhe thirrjeve “Kosova është Serbi”, në Beograd të Serbisë më 17 mars u mbajt protesta kundër propozimit evropian për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë. Një grup personash të maskuar, disa prej të cilëve kishin të veshura rroba me simbole të formacionit paramilitar rus, Ëagner, mbajtën një mbishkrim ku thuhej: “Populli dhe kisha në mbrojtje të shtetit, kundër tradhtisë, kjo është zgjidhja e vetme”.