Rusia, hodhi poshtë akuzat e presidentes së Moldavisë se Moska po planifikonte të destabilizonte ish-Republikën sovjetike, ndërsa ministri i Jashtëm i Serbisë tha se ata nuk janë të informuar për ndonjë plan për grusht shteti. Presidentja e Moldavisë, Maja Sandu njoftoi në një konferencë për shtyp, të hënën, se Rusia planifikon të përdorë sabotatorë të huaj për të rrëzuar udhëheqjen e vendit, për të ndalur anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe ta përdor këtë në luftën kundër Ukrainës. Në këtë kontekst ajo përmendi shtetasit e Serbisë, Malit të Zi, Bjellorusisë dhe Rusisë. “Pretendimet e tilla janë krejtësisht të pabaza dhe të pavërtetuara”, tha në një deklaratë Ministria e Jashtme ruse.