Politikani i të djathtës ekstreme franceze, Nicolas Bay, njëherazi deputet në Parlamentin Evropian, ka bërë disa deklarata të rënda kundrejt kombit shqiptar, duke ofenduar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Në një video të xhiruar mbi urën e lumit Ibër që ndan qytetin e Mitrovicës, Bay e cilëson UÇK-në terroriste dhe serbët i quan ‘mburoja e qytetërimit evropian’.