Dalja e qytetarëve për të votuar në zgjedhje lokale në komunat me shumicë serbe në Veri është tri herë më e lartë në krahasim me komunat e tjera në Kosovë. Instituti Demokracia në Veprim (DnV) thotë se pjesëmarrja në zgjedhjet lokale është relativisht e ulët, në krahasim me zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit. “Është evidentuar pjesëmarrje relativisht të ulët në votim, më përjashtim të komunave me shumicë serbe ku mesatarja e daljeve në zgjedhje është tri herë më e lartë në krahasim me komunat tjera në vend”, thotë përfaqësuesi Eugent Cakolli.