Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq, në një konferencë për shtyp të premten, tha se me betimin e kryetarit të ri të Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq nga Lëvizja Vetëvendosje, “filloi zyrtarisht pushtimi i veriut e do të përfundojë kur të vendosin serbët”. Simiq i ka dhënë afat kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, deri më 1 qershor për të “ndaluar represionin, shpronësimin, arrestimin, persekutimin dhe sulmet ndaj serbëve”. Ai shtoi se nëse kjo vazhdon, “përgjigjja e popullit serb do të vijë më 1 qershor kur ata do të ngrihen dhe të mbrojnë veten me të gjitha mjetet".