Misioni i KFOR'it ka dalë me një shpjegim pas deklaratave të deputetes britanike, Alicia Kearns, e cila ka thënë se ka armë që po kontrabandohen nga Serbia në Kosovë përmes autoambulancave dhe po shkarkohen në kishat ortodokse. KFOR, në një përgjigje thotë se "ngjarja e përmendur nga deputetja britanike i referohet vitit 2022 kur Batalioni Mbretëror Fusilier u angazhua në veri të Kosovës në mbështetje të misionit të KFOR-it". "Prezenca e supozuar e armëve ilegale është raportuar në Shtabin e KFOR-it, por pas hetimeve të mëtejshme për të gjetur konfirmimin e kësaj, nuk ka dalë asnjë provë për atë që është raportuar", thekson KFOR'i.