Banorët e Banja Lukas në Bosnje janë zgjuar të hënën, duke parë banderola të mëdha në mbështetje të agresionit rus ndaj Ukrainës. Mediat boshnjake kanë publikuar pamje të banderolave të varura në ura dhe palate në Republikën Sërpskas ku shkruhet: Zgjedhja është e jona” dhe: “Serbët janë rusët!”. Banderolat janë vendosur nga Lëvizja Popullore Serbe dhe janë një mbështetje e hapur e politikave të Putinit ndaj Ukrainës.