Përfaqësuesit e Listës Serbe kanë dorëzuar të hënën mandatet e deputetëve në Kuvendin e Kosovës, në përpjekje për të shantazhuar qeverinë e kryeministrit Albin Kurti të tërhiqet nga vendimi për targat. Dhjetë deputetët e Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë – dorëzuan mandatet në sallën e Kuvendin në shenjë proteste dhe rezistencë për riregjistrimin e makinave me targa serbe në Veri të vendit