Dick Marty, autori i raportimeve të paprovuara për trafik organesh nga ana e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë luftës për çlirim, sot është edhe vetë i bindur se serbët donin ta vrisnin për të fajësuar më pas shqiptarët për këtë vrasje. Në një intervistë për mediat zvicerane, ish-raportuesi i Këshillit të Europës, mbi raportin e të cilit janë bazuar edhe akuzat e ngritura sot ndaj udhëheqësve të UÇK-së në Hagë, shpreh pakënaqësi ndaj autoriteteve zvicerane për hetimin.